Mijëra vdekje nga COVID-10

Brazili tejkalon Britaninë, bëhet vendi i dytë me më së shumti viktima nga COVID-19

Brazili tejkalon Britaninë, bëhet vendi i dytë me më së shumti viktima nga COVID-19

Shteti i Brazilit ia ka marrë vendin e dytë Mbretërisë së Bashkuar për më së shumti viktima të shkaktuara nga virusi COVID-19, raporton The Guardian, transmeton Insajderi.

Statistikat e Brazilit për vdekjet nga koronavirusi, janë publikuar pasi qeveria braziliane u kritikua se po i fshihte të dhënat e situatës me pandeminë.

Brazili tani mbanë vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me më së shumti vdekje të shkaktuara nga COVID-19, pasi vetëm dje pati 843 viktima, duke e quar numrin total në 41,901.

Në anën tjetër, sipas qeverisë Britanike, 41,481 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi që nga fundi i Janarit të këtij viti.

Ndërsa në SHBA, raportohet se janë mbi 116,000 vdekje të shkaktuara nga virusi pandemik, që përfshiu botën që në fillim të vitit 2020. /Insajderi.com