Brazili u bën thirrje grave ta shtyjnë shtatzëninë: Varianti i ri i COVID-19 është i rrezikshëm

Brazili u bën thirrje grave ta shtyjnë shtatzëninë: Varianti i ri i COVID-19 është i rrezikshëm

Brazili ka bërë thirrje ndaj grave që të vonojnë shtatzëninë derisa varianti i ri i Coronavirusit të kalojë, pasi sipas tyre, është më i rrezikshëm për nënat e ardhshme, përcjell Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar sekretari i Kujdesit Parësor Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë Braziliane, Raphael Camara, sipas të cilit, varianti i ri është më ngjitës dhe i rrezikshëm për gratë shtatzëna.

“Nëse është e mundur gratë duhet të shtyjnë shtatzëninë pak në një kohë më të mirë në mënyrë që ato të kenë një shtatzëni më të qetë”, ka thënë ai në një konferencë shtypi të premten, njofton dailymail.

Ai ka shtuar se ministria tani po punon për studime mbi çështjen e shtatzënisë dhe variantet e virusit.

Përndryshe, gratë shtatzëna mund të marin vaksinën anti-COVID’19 Pfizer/BioNTech ose Moderna. /Insajderi.com