Mali Etna i Sicilisë, një nga vullkanet më aktive në botë, shpërndau tym, hi dhe lavë në një shpërthim të ri në fillim të kësaj jave njofton Insajderi.
Megjithëse shpërthimi dukej dramatik, autoritetet italiane thanë se nuk përbënte rrezik për asnjë nga fshatrat përreth dhe banorët nuk dukeshin të shqetësuar.
Me gati 3,324 metra lartësi, Etna është vullkani më i gjatë aktiv në Evropë. Ndodhet në bregun lindor të Sicilisë, Itali. /Insajderi.com