Brenda shtëpisë luksoze të Floyd Mayweather

Brenda shtëpisë luksoze të Floyd Mayweather

Boksieri më i famshëm në botë, është Floyd Mayweather i cili të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e shekullit përballë Conor McGregor.

Por jashtë ringut, boksieri amerikan njihet për një jetë tejet luksoze, me makina të shtrenjta dhe pasuri të madhe. E përditshmja angleze ‘Mirror’, ka zbuluar disa fotografi nga shtëpia e boksierit 40-vjeçar. Mayweather jeton në një vend të fshehtë në Las Vegas, në një shtëpi tejet luksoze.

Në këtë shtëpi janë pesë dhoma gjumi dhe shtatë banjo të ndryshme. Shtëpia luksoze e amerikanit ka 22 mijë metra katrorë dhe me një oborr të gjerë ku është edhe një fushë golfi. Pishinat nuk mungojnë si jashtë shtëpisë ashtu edhe në brendësi të saj, por ka edhe sauna dhe një zonë për masazh.

Kur është fjala për makina luksoze dhe të shtrenjta, Mayweather nuk përmbahet dhe nuk kursen asnjë para. Në shtëpinë e tij ai ka 16 makina Rolls Royces dhe pesë Ferrari, që kapin vlerën e rreth 15 milionë eurove. Një fitore eventuale ditën e shtunë ndaj Conor McGregor do t’ia shtonte mbi 100 milionë euro.