Brendi i veturave luksoze, më i besueshëm nga klientët

Brendi i veturave luksoze, më i besueshëm nga klientët

Shumë pak do e besonin, se do ishte pikërisht ky

Mund të jetë çështje kohe, por shumë blerës nuk po u besojnë brendeve të mëdha, ndërsa kanë më shumë besim në prodhuesit e vegjël. Kohëve të fundit, shumë kompani prestigjioze, janë përfshirë në skandale të shumta.

Madje, as prodhuesit që janë të pastër, nuk mund të jenë aq të besueshëm, nëse bazohen vetëm në kualitetin dhe satisfaksionin që e japin veturat e tyre, nëse nuk krijojnë marrëdhënie më të afërta me klientin.

Së paku kështu tregon hulumtimi Trusted Automotive Brand Survey, që është kërkuar nga AMCI Global, i realizuar nga 2,500 pronarë veturash.

Fituesi i brendit të veturave luksoze, më të besueshëm nga klientët, e ka marrë Alfa Rome, me një përqindje mjaft larg nga brendet tjera. Nga 100 pikët e përgjithshme, ky prodhuesi italian i ka fituar jo më pak se 51 për qind.

Sipas hulumtimit, e tëra ka të bëjë me afërsinë që Alfa Romeo ka krijuar me klientët, duke iu dhënë theks të veçantë, në aspektin e specifikimit të veturav të tyre.

“Fokusi te kualiteti dhe satisfaksioni, ka bërë që shumë prodhues t’i përmbushin kërkesat e klientëve dhe të jenë të pëlqyeshëm në treg, që ia kanë dalë me shumë sukses” ka thënë drejtori I AMCI.

Mirëpo, sipas tij kjo nuk mjafton, meqenëse duhet integritet dhe afërsi më e madhe me blerësit, ndjeshmëri ndaj kërkesave të tyre, për t’i përmbushur sa i përket veturës.\Telegrafi.