Brexit – Si po dëmtohet Pound ende pa një marrëveshje

Brexit – Si po dëmtohet Pound ende pa një marrëveshje

Nëse Theresa May arrin marrëveshjen e saj të Brexit apo jo, vështirësitë e monedhës britanike duken që tani.

Edhe pse qeveria e Britanisë po bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar një pakt për një dalje të rregullt nga Bashkimi Europian, një rrezik tjetër po shfaqet për monedhën pound: ekonomia e lëkundur e Britanisë. Ndërsa një marrëveshje do të reduktojë pasigurinë e menjëhershme, shumë dëmtime ekonomike tashmë janë bërë dhe çdo marrëveshje lehtësuese mund të jetë e kufizuar, sipas SEB AB. Aberdeen Standard Investments.

Ekonomia në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me ritmin më të ngadalshëm vjetor në gjashtë vitet e fundit sipas të dhënave të fudnit të TM4 të 2018. Ky fakt ndikoi më tej opinionin për monedhën që ka rënë 12 për qind që kur kombi ka votuar të dalë jashtë BE-së në 2016.

Fitch Ratings ka vlerësuar vendin me një paralajmërim për rënie, duke thënë se një Brexit pa marrëveshje ose një marrëdhënie me bllokun që dëmton ekonominë mund të rezultojë në uljen e vlerësimit.

“Ne tashmë mund të shohim mjaft qartë se kemi një ndikim negativ në ekonomi”, tha Richard Falkenhall, kreu i strategjisë tregtare të SEB. “Edhe nëse ju merrni një lloj dalje të kontrolluar me një marrëveshje, pasiguria do të vazhdojë të jetë. Kjo është njëra prej arsyeve pse nuk shohim një spektakël të jashtëzakonshëm. ”