Brighton mposht Cityn me përmbysje rezultati

Brighton mposht Cityn me përmbysje rezultati

Manchester City është mposhtur me përmbysje ditën e sotme me shifrat 3:2, nga Brighton Hove Albion, në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit të Premier Ligës, njofton Insajderi.

Të besuarit e Guardiolës, kaluan të parët në avantazh në minutën e dytë me Gundogan, ndërsa në minutën e 10-të mbetën me 10 lojtar, pasi Cancelo u ndëshkua me karton të kuq. Ndonëse me një lojtar më pak, përsëri City nuk u dorëzua, teksa në minutën e 48-të ishte Phil Foden, i cili pasi e mori topin në mesfushë i kaloi të gjithë që i dolën para, duke shënuar një supergol.

Dy minuta më vonë, do të shënohej një tjetër supergol, teksa këtë herë ishte Trosard, i cili pasi “trullosi” gjashtë lojtarë të Cityt, ia doli të shënojë për Brightonin. Këta të fundit përmbysën gjithçka, me Websterin në minutën e 72-të dhe Burnin në minutën e 76-të. /Insajderi.com