Brighton vs Arsenal – formacionet, Xhaka nga minuta e parë

Brighton vs Arsenal – formacionet, Xhaka nga minuta e parë

Brighton & Hove Albion në kuadër të javës së 16-të në Premier League pret mysafirët nga Londra, ekipin e Arsenal, njofton Insajderi.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora 19:00 në stadiumin “The American Express Community Stadium”, ku ekipi i Arteta-s kërkon të kthehet me tri pikë të rëndësishme, për të vazhduar ngjitjen në ligë, dhe eventualisht për të hapur luftën për pozitat që dërgojnë në garat evropiane.

Në anën tjetër, Brighton kërkon pikë nga ky takim, për t’i ikur zonës së rrezikshme nga e cila ndodhet vetëm dy pikë larg.

Në pesë ndeshjet e fundit, Arsenal ka shënuar një fitore, një barazim dhe tri humbje, ndërsa nikoqirët kanë barazuar tre herë, teksa kanë pësuar dy humbje.

Graham potter në këtë përballje ka vendosur të startojë me formacionin 3-4-2-1, ndërsa Mikel Arteta 4-2-3-1.

Brighton: Sanchez, Webster, Dunk, Bissouma, Allister, Gross, Jahanbakhsh, Prpopper, Bernardo, Burn, Veltman.

Arsenal: Leno, Bellerin, Holding, Mari, Tierney, Xhaka, Elneny, Saka, Rowe, Martinelli, Aubameyang. /Insajderi.com