Briken Calja fiton dy medalje në Evropianin e peshëngritjes

Briken Calja fiton dy medalje në Evropianin e peshëngritjes

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, ka fituar dy medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Moskë të Rusisë, njofton Insajderi.

Calja të martën e 7 prillit ka garuar në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai e fitoi medaljen e argjendë në stilin shtytje, ndërsa në dygarësh fitori medalje të bronztë.

Sipas peshëngritësit nga Shqipëria, në këtë Evropian konkurrenca është shumë e fortë.

“Në mes të Moskës dolëm kokëlartë dhe krenarë duke dridhur një Evropë të tërë. Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses më se të merituar. Për të pestin vit rresht vazhdojmë të sjellim medalje për Shqipërinë, pavarësisht ulje-ngritjeve”, ka shkruar Calja, që ka premtuar suksese edhe më të mëdha.

Medalje të bronztë ditë më parë për Shqipërinë fitoi edhe peshëngritësja Evagjelia Veli. /Insajderi.com