Mijëra refugjatë afganë do të zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit, premtoi qeveria britanike.
Skema e re do të bëjë që deri në 20 mijë afganë të kenë mundësinë për të ndërtuar shtëpi në MB në vitet e ardhshme.
Gratë, vajzat dhe të tjerët në nevojë do të kenë përparësi në skemën e re, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.
Ata që janë më të rrezikuar nga abuzimet e të drejtave të njeriut dhe trajtimi dehumanizues nga talebanët do të jenë gjithashtu fokusi i skemës së re të zhvendosjes.
Parlamenti është tërhequr dhe Kryeministri Boris Johnson do të hapë një debat në Dhomën e Komuneve mbi situatën në Afganistan të mërkurën./Insajderi.com