Britania e Madhe kërkon nga Rusia lirimin e menjëhershëm të opozitarit Navalny

Britania e Madhe kërkon nga Rusia lirimin e menjëhershëm të opozitarit Navalny

Britania e Madhe është thellë e shqetësuar nga përkeqësimi i situatës shëndetësore të opozitarit rus Alexei Navalny i cili ndodhet në burg, transmeton Insajderi.

Ministria e Jashtme britanike në një deklaratë i bëri thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë Navalny-n i cili është i arrestuar për “arsye politike”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka shqetësim të thellë nga lajmet lidhur me përkeqësimin e situatës shëndetësore të Navalny-t”, thuhet në deklaratën ku kërkohet që të lejohen punonjës të pavarur të shëndetësisë që të vëzhgojnë situatën shëndetësore të Navalny-t.

Opozitari rus Navalny njoftoi fillimin e grevës së urisë duke treguar si arsye refuzimin e kërkesës së tij për ndihmë mjekësore në burgun ku ai ndodhet.

Navalny u arrestua dhe u vendos në burg pasi gjykata e Moskës më 2 shkurt, dënimin e pezulluar me 3.5 vite burg me të cilin Navalny ishte dënuar si rezultat i një çështjeje për korrupsion në të kaluarën e ktheu në dënim me burg prej 2.5 vitesh duke llogaritur edhe kohën që ai ka kaluar në arrest shtëpiak. /Insajderi.com