Britania e Madhe mund ta ndryshojë orarin e punës: 4 ditë punë, 3 pushim

Britania e Madhe mund ta ndryshojë orarin e punës: 4 ditë punë, 3 pushim

Në Britaninë e Madhe së shpejti mund të punohet vetëm katër ditë të javës.

Këtë po e kërkon Partia e Gjelbër atje, që është duke menduar seriozisht që të punohet vetëm katër ditë gjatë javës.

Më herët në Gjermani ishte organizuar një grevë e përgjithshme, për të kërkuar që të reduktohet orari i punës nga 35 orë në 28. Kjo do të rriste numrin e punëtorëve, derisa njerëzit do të kishin më shumë kohë edhe për familjet e tyre.

Ky debat është duke vazhduar për vite, por shumë shtete po hezitojnë, pasi do të rriteshin kostot e shpenzimeve për punëdhënësit.

Britania e Madhe po e mendon si një periudhë testimi, nëse do të funksionojë në të vërtetë.