Britania e Madhe raporton 1.564 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Britania e Madhe raporton 1.564 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar raportoi një rekord ditor të 1.564 viktimave të Koronavirusit gjatë të mërkurës, hera e parë që numri i të vdekurve kaloi 1.500 që nga marsi i vitit të kaluar, transmeton Insajderi.

Ndërkohë, rajonet e Spanjës Galicia, La Rioja dhe Cantabria u bënë zonat e fundit për të vendosur kufizime më të rrepta COVID-19 mes një rritje të shpejtë të infeksioneve, raporton Al Jazeera.

Në të gjithë botën, janë raportuar më shumë se 91 milionë raste me Koronavirus me më shumë se 1.9 milionë persona të vdekur. /Insajderi.com