Britania e Madhe shënon 37 të vdekur në 24 orët e fundit

Britania e Madhe shënon 37 të vdekur në 24 orët e fundit

Britaninë e Madhe e ka përfshirë vala e dytë e pandemisë. Vetëm në 24 orët e fundit, Britania ka regjistruar më shumë se gjashtë mijë raste infektimesh, raporton Balkanweb, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të fundit, në Britaninë e Madhe, janë regjistruar 6.178 raste të reja të infektimeve, shifër kjo që shënon rekord të rasteve.

Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 viktima, që kanë çuar numrin e përgjithshëm të personave të vdekur në 41.951 persona. Ndërsa, janë 181 persona me terapi intensive. /Insajderi.com