Numri i njerëzve të infektuar me Coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar është rritur, thotë Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Vlerëson se rreth 100 mijë njerëz rezultuan pozitivisht deri më 29 maj, ose një në 660 njerëz – nga 60 mijë javën e kaluar.
Një pjesë në rritje dukej sikur të ishin varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi, tha ONS.
Infeksionet po rriteshin më pjerrësisht në Angli dhe Uells.
Gjashtë mijë e 278 raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar u njoftuan nga qeveria në shifra zyrtare të Premten, me 954 njerëz në spital me Covid dhe 11 vdekje të regjistruara.
Kjo barazohet me një rritje të madhe të rasteve nga një bazë e ulët, por pranimet në spital dhe vdekjet janë ulur pak krahasuar me javën e kaluar.
Testimi i shtuar për të ashtuquajturin variant indian, ose variant Delta, siç është emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në zonat e pikave të nxehta mund të nënkuptojë që kjo kulm duket më e madhe nga sa është në të vërtetë./Insajderi.com