Britania e Madhe vendos masa të reja kufizuese ndaj pandemisë

Britania e Madhe vendos masa të reja kufizuese ndaj pandemisë

Britania e Madhe, njëra nga vendet më të prekura nga Covid-19, ka ndërmarr masa të reja, për të luftuar përhapjen e koronavirusit, transmeton Insajderi.

Britania e Madhe u bë vendi i fundit evropian, që ndërmori masa të reja kufizimesh, për ndalimin e grumbullimit të njerëzve, pas rritjes së rasteve me Covid-19. Sipas zyrtarëve shëndetësor, nëse vazhdon ky trend i rritjeve të infektimeve, ka paralajmëruar  50.000 infeksione të reja çdo ditë, nëse vazhdon kjo rritje kështu.

Gjithashtu, Britania e Madhe ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, që nga fillimi i pandemisë, me mbi 41.000 viktima.

Sipas rregullave të reja, klubet dhe restorantet do të detyrohen të mbyllen në orën 22:00, ndërsa njerëzit përsëri inkurajohen të punojnë nga shtëpia.

Në anën tjetër, kryeministri Johnson, tha se masat do të rishikohen prap pas dy javësh. Gjithashtu tha se maskat do të jenë të detyrueshme në dyqane, muze, galeri, kinema dhe vendet e adhurimit. /Insajderi.com