Britania kaplohet nga zjarri

Britania kaplohet nga zjarri

Zjarre të shumta kanë kapluar Britaninë e Madhe teksa po vazhdon vala e të nxehtit ekstrem.

Flakët janë shpërndarë në disa pjesë të vendit si Hamshpire, Dorset, Hertfordshire dhe Uellsin Verior në ndërkohë që temperaturat veçse po rriten.

Imazhet dramatike tregojnë ndikimin e madh që ka moti në vend ndërsa zjarrfikësit vazhdimisht po “luftojnë” me flakët e mëdha.

Shefi i zjarrfikësve ka thënë se ky zjarr është më i madhi ndonjëherë në histori të vendit, transmeton Klan Kosova.

Madje shefi i zjarrfikësve të Londrës ka treguar se tashmë ekziston edhe një ndalesë për skarat në oborret e shtëpive pasi Londra ka shënuar një numër rekord të zjarreve gjatë kësaj kohe me temperatura të larta, krejt të pazakonta për Britaninë e Madhe.