Britania shënon 621 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë

Britania shënon 621 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, 621 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Britani të Madhe. Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 4,934 persona.

Viktima më e re ishte në moshën 33-vjeçare, ndërsa më e vjetra 103-vjeçare. 29 nga viktimat nuk kishin probleme të tjera shëndetësore të vërtetuara, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Vetëm në Angli u shënuan 555 të vdekur, prej të cilëve 174 në Londër. Ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, i ka kritikuar ata që po dalin në hapësira publike për t’i shfrytëzuar rrezet e diellit për zbavitje në këtë kohë krize.

Ai tha se është goxha e pabesueshme që disa njerëz ende nuk po i respektojnë udhëzimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, duke e përsëritur këtë kërkesë për të gjithë.

Ministri britanik paralajmëroi se vendi i tij do ta ndjekë shembullin e shumë shteteve të tjera, të cilat i kanë ndaluar ushtrimet fizike në natyrë, nëse populli vazhdon të mos i respektojë udhëzimet e qeverisë.

Britania është ndër shtetet evropiane me më së shumti infektime dhe viktima të koronavirusir, pas Italisë, Spanjës dhe Francës