Britanikët të shqetësuar nga varianti i ri i Coronavirusit indian

Britanikët të shqetësuar nga varianti i ri i Coronavirusit indian

Ekspertët e shëndetit publik të Anglisë, kanë njoftuar se një version tjetër i Coronavirusit indian është gjetur në Mbretërinë e Bashkuar duke e konsideruar “variant shqetësimi”, transmeton Insajderi.

“Shëndeti Publik i Anglisë ka gjurmuar një variant të njohur si B.1.617.2, i cili duket se është përhapur më shpejt në Mbretërinë e Bashkuar se në vendet tjera”, ka thënë zëdhënësi i PHE-së.

Shkencëtarët besojnë se ky variant i ri është më i transmetueshëm sesa versioni i parë i COVID-19, i zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës.

Një zëdhënës i PHE-së, ka thënë për BBC , se nuk do që të komentojë të dhënat e gjetura.

“Viruset ndryshojnë gjatë gjithë kohës, duke prodhuar versione të ndryshme të vetvetes”, ka thënë ai.

Edhe variantet nga Afrika e Jugut dhe Brazilit janë konsideruar si shqetësuese në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto versione, së bashku me variantin e Indisë, kanë pësuar ndryshime në proteinën e tyre – pjesën e virusit që bashkohet me qelizat njerëzore./Insajderi.com