Britaniku rrezikon deri në gjashtë vjet burg se theu karantinën për të fejuarën

Britaniku rrezikon deri në gjashtë vjet burg se theu karantinën për të fejuarën

Sipas një raporti, një britanik përballet me gjashtë vjet burg për thyerjen e rregullave të karantinës së Singaporit për t’u takuar me të fejuarën e tij të atëhershme në të njëjtin hotel, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.

Nigel Skea u largua nga dhoma e tij në hotelin me pesë yje “Ritz-Carlton” në tre raste në shtator për të takuar tashmë bashkëshorten e tij, Agatha Maghesh Eyamala, në një dhomë tjetër.

Në një nga rastet, Skea pa maskë u ngjit në një shkallë emergjente për të hyrë në një dhomë që Eyamala kishte rezervuar në hotel në qendër të qytetit Bay Bay. Ai pastaj kaloi nëntë orë me Eyamala, i cili nuk ishte nën karantinë.

Shumicës së udhëtarëve u kërkohet të qëndrojnë në një dhomë hoteli të caktuar ose në shtëpi për të bërë karantinë për 14 ditë pas mbërritjes në Singapor.

Skea u deklarua fajtor të hënën për thyerjen e karantinës, ndërsa Eyamala u deklarua fajtore se e ndihmoi atë.

Çifti do të dënohet më 26 shkurt në gjykatë, ku secili prej tyre përballet me gjashtë vjet burg dhe një gjobë prej 7,558 dollarësh./Insajderi.com