British Airways i suspendon fluturimet për Kinë, Ural Airlines kah Evropa

Kompania ajrore e Britanisë së Madhe British Airways ka kumtuar se i ka ndalur fluturimet për Kinë dhe nga ky vend, në përpjekje të pengohet virusi korona në nivelin global, lajmëron Reuters. Fluturimet e veta kah Evropa i ka suspenduar edhe kompania ajrore ruse Ural Airlines.

British Airways i suspendon fluturimet për Kinë, Ural Airlines kah Evropa

Në sajtin e kompanisë është e pamundur të rezervohen fluturimet e drejtpërdrejta në Kinë në janar dhe shkurt.

Fluturimet e kompanisë britanike për Hong Kong nuk janë ndalur.

Kompania ajrore Ural Airlines, e cila ka fluturime për Munih, Paris dhe Romë, ka kumtuar se i ka suspenduar fluturimet e veta kah Evropa për shkak të përhapjes së virusit korona nga Kina.

“Për shkak të epidemisë në Kinë dhe masave të cilat i kanë vendosur autoritetet kineze dhe agjencitë turistike ruse për turistët kinezë dhe rusë, Ural Airlines u detyrua t’i anulojë fluturimet deri në fund të dimrit”, ka pretenduar kompania ajrore, transmeton agjencia ruse TASS.

Ural Airlines, me seli në Jekaterinburg në Ural, zakonisht i transporton turistët kinezë kah Evropa./Insajderi.com.