Brooklyn Nets mposht Minnesota Timberwolves – rezultatet në NBA

Brooklyn Nets mposht Minnesota Timberwolves – rezultatet në NBA

All-Star lojtari i Brooklyn Nets, Kevin Durant shënoi 31 pikë derisa ekipi i tij mposhti Minnesota Timberwolves me rezultatin 127-97, njofton Insajderi.

Durant shënoi 31 pikë, katër kërcime dhe katër asiste për Nets të cilët luajtën pa yjet James Harden, Kyrie Irving dhe LaMarcus Aldridge.

Joe Harris gjithashtu shënoi 23 pikë për ekipin fitues.

Për Timberwolves, Anthony Edwards shënoi 27 pikë dhe 8 kërcime ndërsa D’Angelo Russell shënoi 15 pikë.

Nets me këtë fitore tani qëndron 37-17 me fitore-humbje në Konferencën Lindore.

Rezultatet:

Minnesota Timberwolves – Brooklyn Nets: 97-127

Indiana Pacers – Los Angeles Clippers: 115-126

Toronto Raptors – Atlanta Hawks: 103-108

Charlotte Hornets – Los Angeles Lakers: 93-101

Utah Jazz – Oklahoma City Thunder: 106-96

Phoenix Suns – Miami Heat: 106-86

Portland Trail Blazers – Boston Celtics: 115-116

/Insajderi.com