Brukseli i vendosur, Brexit edhe pa marrëveshje

Komisioni Evropian ka porositur se BE është i gatshëm për “Brexit” edhe pa marrëveshje duke theksuar se në rast të një skenari të tillë, Britania e Madhe do të vuajë dëmin më të madh.

Brukseli i vendosur, Brexit edhe pa marrëveshje

Në ndërkohë zëdhënësja e KE Natasha Berto i ka thënë gazetarëve se dalja e Britanisë së Madhe pa marrëveshje kurrë nuk ishte skenar e dëshirueshëm për BE.

“Kjo në mënyrë të qartë do të shkaktonte çrregullime serioze edhe për qytetarë edhe për biznese, por edhe pasoja serioze negative ekonomike”, ka theksuar Berto dhe ka shtuar se kjo proporcionalisht shumë më tepër do ta godiste Britaninë e Madhe sesa 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Në Londër, kryeministri britanik Boris Johnson i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe Francës për kompromis në lidhje me Brexitin, duke pretenduar se vendi i tij është i gatshëm ta braktisë BE edhe pa marrëveshje.

“Do të jemi të gatshëm për dalje më 31 tetor – me marrëveshje apo pa të. Natyrisht, miqtë dhe partnerët tanë nga ana tjetër e kanalit nuk po tregojnë vullnet të mjaftueshëm për ndryshimin e qëndrimit të tyre, edhe kjo është në rregull, jam i bindur se këtë do ta bëjnë”, ka porositur Johnson.

Me rastin e vizitës së Johnsonit këtë javë në Berlin dhe Paris, ai ka thënë se pret kompromis rreth “Backstopit”, dispozitë sipas të cilët nuk do të ketë kufi të “fortë” në mes të Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore. Zëdhënësja e tij ka përsëritur se nuk do të ketë negociata zyrtare me BE derisa ai nuk heqë dorë nga “Backstopi”./Insajderi.com.