Bruno Fernandes flet për raportet e tij me Solskjaer

Bruno Fernandes flet për raportet e tij me Solskjaer

Bruno Fernandes ka mohuar ashpër pretendimet se ai dhe trajneri i tij tek United kanë prishur raportet mes tyre.

Portugezi u shndërrua në lojtarin kryesor tek United pas transferimit të tij në Janar nga Sportingu i Lisbonës. Por ai nuk dukej fare i lumtur me performancën e Djajve të Kuq fundjavën e kaluar ku u turpëruan nga Tottenham me rezultat 6-1.

Ishin gazetat angleze ato qe raportuan se në pushimin e pjesës së parë, Bruno dhe Ole Solskjaer kishin mospajtime dhe zënka në zhveshtore, raporton Insajderi.

“Ka shumë spekulime rreth kësaj. Së pari thanë se kisha probleme me disa nga bashkëlojtarët e mi, posaçërisht me Lindelof. Tash po raportojnë se kisha zënka me Solskjaer. E gjitha kjo ka për qëllim të destabilizojnë harmoninë e grupit tonë. Nuk është aspak e vërtetë ajo që po raportohet.”- u shpreh Bruno për Sport TV.

United pas dy humbjeve në tre ndeshjet e para në kuadër të Premier Ligës, do të ketë përsëri punë të vështirë këtë fundjavë në udhëtim tek Newcastle./Insajderi.com.