“Bryant kishte thënë se dëshiron të vdesë i ri, kujtoja se ishte i çmendur”

“Bryant kishte thënë se dëshiron të vdesë i ri, kujtoja se ishte i çmendur”

Vdekja e papritur dhe tragjike e Kobe Bryantit, legjendës së basketbollit dhe ekipit të Los Angeles Lakers, ka lënë të shokuar dhe pikëlluar botën e sportit dhe jo vetëm.

Derisa NBA-ja dhe tifozët e saj anembanë botës janë prekur nga vdekja tragjike e 41-vjeçarit në aksidentin me helikopter këtë të diel, lojtarët dhe njerëzit që e njohën kanë filluar të tregojnë rrëfimet e tyre për marrëdhëniet e tyre me ikonën e basketbollit, transmeton Insporti

Tracy McGrady, që i ishte bashkuar ligës një vit pas Bryantit, më 1997, dhe bëri ashtu siç bëri edhe vetë Bryant, menjëherë pas shkollës së mesme, ka treguar një storje të “frikshme” të hënën për ESPN-në.

Në fakt, ai ishte në lot derisa po tregonte fjalët e një Kobe derisa ishte në rininë e tij.

“Mendoja se ishte i çmendur. Ai thoshte: ‘Dua të vdes i ri, dua që të përjetësohem.’ Këtë e thoshte gjatë gjithë kohës. ‘Dua të bëhem i pavdekshëm, ta kem karrierën më të mirë se të Michael Jordanit'”, ka thënë McGrady.

“Thjesht mendoja se ai ishte i çmendur që po e thoshte këtë”.

“Sigurisht se kjo deklaratë e tij ishte kur ai ende nuk kishte fëmijë. Jam i sigurt se kur u bë me fëmijë, ai nuk e kishte më këtë mendësi”, shtoi ai.

Bryant kishte katër vajza dhe gruan e tij Vanessa, duke përfshirë vajzën e tij 13-vjeçare Gianna, që vdiq së bashku me të dhe shtatë persona të tjerë pas aksidentit tragjik me helikopter në dalje të Los Anxhelosit. /Insporti.com/