Zyrtarët të cilët qëndrojnë prapa kandidaturës së Budapestit për organizimin e Lojërave Verore Olimpike 2024 gjithnjë e më seriozisht janë duke menduar për tërheqjen " />

Budapesti mund të tërhiqet nga organizimi i garave për Olimpiadën 2024

Budapesti mund të tërhiqet nga organizimi i garave për Olimpiadën 2024

Zyrtarët të cilët qëndrojnë prapa kandidaturës së Budapestit për organizimin e Lojërave Verore Olimpike 2024 gjithnjë e më seriozisht janë duke menduar për tërheqjen nga procesi i kandidaturës si vendit organizues, raporton AA.

Balazs Furjes, kreu i procesit për kandidaturën ka deklaruar se gjasat për fitimin e organizuesit të lojërave praktikisht janë humbur për shkak të mungesës së konsensusit. Siç qëndrojnë gjërat tani vazhdimi i garës doemos duhet të kalojë në referendum të qytetit.

Këtë nismë e ka iniciuar partia e re politike e cila për këtë qëllim ka mbledhur mbi 260.000 nënshkrime, që është më shumë se mjaftueshëm për mbajtjen e referendumit për kandidaturën e Budapestit.

Furjes thekson se nuk ka kuptim vazhdimi i përpjekjeve, nëse nuk kthehet mbështetja e plotë politike. Kandidatura e Budapestit në situatën momentale është “e dobët” në betejën për marrjen e Olimpiadës nga Los Angelos dhe Parisi.

“Budapesti asnjëherë nuk ka qenë aq afër fitimit të organizimit të Lojërave Olimpike, por tani si duket nuk do të kemi rezultate të mira”, tha Furjes.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) vendimin për vendin pritës të Lojërave Verore Olimpike 2024 do ta merr në shtator të këtij viti në Lima.