Buffon: Gjithçka shkoi keq, jam i zhgënjyer

Buffon: Gjithçka shkoi keq, jam i zhgënjyer

Kapiteni i Juventusit, i cili nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve, Gianluigi Buffon është shprehur i dëshpëruar për humbjen e Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Në një prononcim pas ndeshjes së humbur ndaj Realit në Kardif, portieri italian deklaroi se është i zhgënjyer me mënyrën se si rrjedhi ndeshja.

“Është një zhgënjim i madh, sepse menduam se do të bënim gjithçka që ishte e nevojshme për të luajtur këtë finale dhe ta fitojmë atë”, tha për televizionin italian Mediaset, Buffon, raporton Insajderi.

“Kemi pasur një pjesë të parë të shkëlqyeshme, ku i kemi shkaktuar probleme të mëdha Real Madridit, kështu që na kanë lënë me tronditje incidentet, të cilat nuk shkojnë kurrë në rrugën tonë, kjo është zhgënjyese”, deklaroi Buffon.

Buffon ka humbur tre herë finalet e Ligës së Kampionëve. Dy prej tyre ndaj skuadrave spanjolle: Real Madrid dhe Barcelona. /Insajderi.com