Buffon refuzoi Barcelonën?

Buffon refuzoi Barcelonën?

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Barcelona i ka ofruar Buffonit një marrëveshje për të qenë portieri i tyre i dytë gjatë sezonit të ardhshëm, por italiani ka refuzuar, transmeton Insajderi.

43 vjeçari është lojtar i lirë pasi njoftoi se nuk do të nënshkruaj marrëveshje të re me Juventusin.

Megjithatë, Buffon ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë karrierën e tij apo do të penzionohet.

“Sport” shkruan se Barcelona e ka pyetur legjendën italiane nëse ai do të ishte i intersuar të nënshkruante për të qenë portieri numër dy në ekip, pas Ter Stegen.

Sidoqoftë, Buffon ende nuk është i gatshëm ta kalojë pjesën më të madhe të sezonit në stol, dhe do të preferonte të lunte në një klub ku do t’i ofrohej më shumë minutazh./insajderi.com