Buffon tregon arsyen përse ndërroi fanellën me Mbappe

Buffon tregon arsyen përse ndërroi fanellën me Mbappe

Përvec rëndësisë sportive të ndeshjes Monaco-Juventus që u zhvillua të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve, ky takim solli edhe histori të tjera.

Njëra ndër to ishte edhe dallimi në moshë që kishin portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon dhe sulmuesi i Monacos Kylian Mbappe. Futbollisti i Monakos ka një diferencë prej 21 vjetësh me Buffonin.

Pas ndeshjes, Buffon ka treguar arsyen përse ka ndërruar fanellën me 18-vjeçarin Mbappe, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

“E ndërrova fanellën time me Mbappe sepse kur unë isha i ri askush nuk dëshironte ta bënte këtë me mua dhe unë e urreja këtë”, deklaroi portieri italian. /Insajderi.com