
Portieri i Juventus Gianluigi Buffon e quan veten e tij një nga viktimat e preferuara të kapitenit të Roma-s Francesco Totti.
Legjenda romane do të luajë, me shumë mundësi, ndeshjen e fundit për klubin të dielën, dhe shoku i tij veteran ka qenë duke mbrojtur portën e Parmas ditën që Er Pupone fitoi të parin dhe të vetmin Scudetto me Roma-n.
“Unë jam një nga viktimat e preferuara të Tottit,” shprehet Buffon nëpërmjet profilit të tij në Tëitter.
“Kemi luajtur shpesh kundër njëri-tjetrit, dhe si unë ai gjithmonë ka luajtur në skuadra të forta dhe ka shënuar shumë gola ndaj meje, kjo është e pashmangshme. Disa, teksa nuk do të thosha që ka qenë e bukur t’i pësoja, ishin aq të bukur sa që do të kisha prishur disa kryevepra nëse do t’i kisha pritur”, ka shkruar Buffon.
Dyshja ka luajtur së bashku në përfaqësuesen italiane, pra Buffon ka pasur fatin ta ketë edhe në ekipin e tij fantazistin roman.