
Super talenti i Arsenal, Bukayo Saka, është ftuar nga Gareth Southgate, për të përfaqësuar kombëtaren e Anglisë, në ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.
Që nga fillimi i sezonit të kaluar, vetëm Trent Alexander-Arnold (16) ka dhuruar më shumë asistime në të gjitha garat sesa Bukayo Saka (13) nga lojtarët anglez të Premier Ligës dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga përzgjedhësi Southgate.
Jashtë kësaj liste, janë lënë dy “problematikët”, e grumbullimit të kaluar, Mason Greenwood dhe Phil Foden.
Përveq Saka, ftesë për herë të parë kanë marrë edhe Calvert-Lewin i Everton dhe Barnes i Leicester./Insajderi.com.