Bukët më të sigurta për konsumim gjatë kësaj periudhe

Bukët më të sigurta për konsumim gjatë kësaj periudhe

Duke e ditur që po kalojmë një periudhë pandemie, atëherë secili prej nesh duhet që të kujdeset për shëndetin e vet. Ndër shumë rekomandime që janë dhënë nga Instituti i Shëndetit Publik, së fundmi shumë mjekë botëror kanë dhënë këshilla të rëndësishme edhe për produktet që duhet të konsumohen gjatë kësaj pandemie.

Ata këshillojnë që buka e cila prodhohet në mënyrë automatike është më e mirë dhe më e sigurtë për tu konsumuar. Ndër të tjera, ata kanë hulumtuar me qindra puntori dhe fabrika industriale dhe kanë ardhur në përfundim që këto të fundit janë më të sigurta, për shkak se, prekjet me dorë dhe mjete të tjera janë më të reduktuara dhe kjo bën që higjiena e produkteve të jetë në nivelin e duhur.

Kompani të ndryshme prodhojnë produktet e brumërave në mënyrë manuale dhe si rrjedhojë, prekjet e shumta me dorë të brumit, pjekja, rradhitja, e deri tek transportimi i produkteve, i bëjnë këto produkte më të ekspozuara ndaj bakterieve dhe viruseve të ndryshëm, gjersa në një fabrikë me makineri automatike, gjatë gjithë procesit ato janë larg dorës së njeriut, deri tek paketimi i produktit dhe në këtë mënyrë mbeten më të sigurta.

Produkte të tilla ofron fabrika më e madhe në Kosovë dhe Rajon, që është Premium Bakery.

Kjo fabrikë prodhon mbi 75 produkte të ndryshme, me sistem plotësisht të automatizuar. Makineritë që Premium Bakery ka në funksion, janë plotësisht të njejta me fabrikat më të mëdha në Evropë. Gjithashtu, kjo fabrikë brenda hapësirave të saj ka laboratorin, ku kontrollohen të gjitha lëndët e para, në këtë mënyrë duke i ofruar konsumatorit produktet më të sigurta në treg.

Gjatë kësaj periudhe, Premium Bakery është duke punuar me kapacitete të plota, duke shpërndarë në bazë ditore produktet e tyre në pika shitëse gjithandej Kosovës.

Të gjitha produktet e Premium Bakery shpërndahen në super-marketet e mëdhaja të Kosovës, si dhe në shitore më të vogla të lagjeve. Aty mund të blini lloje të ndryshme të bukëve të paketuara, bukë tosti, burekë dhe dhjetra produkte të tjera.

Ju rekomandojmë që të furnizoheni me produkte të tilla, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj.