Bullgaria dëbon diplomatët rusë

Bullgaria me siguri do të dëbojë dy diplomatë rusë për shkak të akuzave për spiunazh, ka deklaruar ministrja e jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharijeva.

Bullgaria dëbon diplomatët rusë

“Kemi marrë letrat e prokurorëve me akuza. Do të ndërmarrim aksione të cilat jemi të obliguar t’i ndërmarrim dhe me siguri do t’i shpallim për persona të padëshiruar, ka thënë Zaharijeva.

Zaharijeva ka thënë se për këtë shkak do ta ftojë ambasadorin e Rusisë në bisedë.

Prokurorët kanë kumtuar sot se rusët janë të përfshirë në spiunazh, por për shkak të imunitetit diplomatik nuk mund të gjykohen./Insajderi.com.