
Bullgaria ka marrë vendim që t’i mbyllë shkollat, restorantet dhe qendrat tregtare për dhjetë ditë, duke nisur nga 22 marsi.
Ky vendim është marrë në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19, ka njoftuar të enjten Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.
Bullgaria, e cila më 4 prill do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare, gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar katër mijë e 201 raste pozitive me Coronavirus.
Sipas raporteve, në spitale janë të shtrirë shtatë mijë e 804 pacientë, përfshirë 609 që janë në kujdes intensiv./Insajderi.com