U luajtën ditën e mërkure pesë sfidat e vlefshme për javën e 12-të të Bundeligës gjermane, njofton Insajderi.
Kampionët e Bayern Munchen u rikthyen te fitorja, teksa mposhtën me rezultatin 2-1 Wolfsburgut, falë dy golëshit të Lewandowskit.
Ndërkohë në përballjet e tjera, Leverkuseni dhe Leipzig, vijuan serinë e rezultateve pozitive, duke triumfuar në transfertë respektivisht përballë Koln dhe Hofenheimit.
Fitore tepër të rëndësishme edhe për Freiburgun dhe Augsburgun, po në transfertë. Për sa i përket Schalkes, kjo skuadër është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh me vetëm katër pikë në 12 takime.
Schalke – Freiburg 0:2
Koln – Leverkusen 0:4
Bielefeld – Augsburg 0:1
Bayern Munchen – Wolfsburg 2:1
Hoffenheim – Leipzig 0:1
/Insajderi.com