Janë mbyllur katër sfidat e vlefshme për javën e 28-të të Bundesligës gjermane, ku Bayerni mori një barazim zhgënjyes ndaj skuadrës së Union Berlinit, njofton Insajderi.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, teksa në pjesën e dytë ishte talenti Musiala i cili kaloi bavarezët në avantazh në minutën e 68-të. Kur ndeshja po i afrohej fundit, Unioni i Berlinit arriti të barazojë sfidën në minutën e 86-të me anë të Ingvartsen. Një barazim zhgënjyes ky për bavarezët, të cilët pas humbjes me PSG-n në Ligën e Kampionëve, janë futur në një kizë rezultatesh ku është ndjerë mungesa e sulmuesit kryesor, Lewandowski.
Në sfidat e tjera Eintracht Frankfurt arriti të marrë një fitore spektakolare kundër Wolfsburgut, ku u shënuan plot shtatë gola, teksa në fundin e takimit dolën të fituar vendasit me rezultatin 4-3.
Leipzigu mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Werder Bremenin e Milot Rashicës ndërsa Hertha Berlin barazoi 2-2 me Borussia Moenchengbahun. /Insajderi.com