Gjatë të shtunës, Bundesliga gjermane ka vazhduar me javën e 10-të kampionale, ku Dortmund përsëri ka ngecur, duke barazuar si mysafir i Eintracht Frankfurt, ndërsa u zhvilluan edhe tre takime që kanë filluar nga ora 15:30, njofton Insajderi.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, kaluan në epërsi nikoqirët me anë të Kamada-s, teksa vetëm në pjesën e dytë arritën të barazonin rezultatin miqtë me golin e Reyna, që realizoi në minutën e 56-të të ndeshjes.
Pas kësaj pike të fituar, ekipi i Favre shkon në 19 pikë, ndërsa ndodhet në vendin e tretë në tabelë. Në anën tjetër, Frankfurt ndodhet në vendin e tetë me 13 pikë.
Në tre ndeshje tjera të zhvilluara në Bundesligë, në të njëjtën kohë, u arritën këto rezultate:
Arminia Bielefeld – Mainz 2:1
Koln – Wolfsburg 2:2
Freiburg – B. Moenchengladbach 2:2
Ndërsa, derbi i kësaj javë në Gjermani zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:30, ku Bayern Munchen pret RB Leipzig në “Allianz Arena”. /Insajderi.com