Bundesliga: Dortmund dhe Leipzig barazojnë – rezultatet

Bundesliga: Dortmund dhe Leipzig barazojnë – rezultatet

Gjatë të shtunës, Bundesliga gjermane ka vazhduar me javën e 16-të në ligë, ku ekipet e kreut të tabelës kanë barazuar, njofton Insajderi.

Çudia ka ndodhur në “Signal-Iduna Park”, ku Dortmund ka barazuar 1-1 ndaj Mainzit të vendit të parafundit në klasifikim. Golin për nikoqirët e shënoi Meunier (73’), ndërsa për mysafirët më parë kishin shënuar me Oztunali (57’). Kapiteni Marco Reus ka humbur një penallti (76’), duke humbur mundësinë për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.

Në barazim ka përfunduar edhe sfida Wolfsburg-Leipzig të cilat u ndanë në “paqe” 2-2.

Werder Bremen ka triumfuar 2-0 në shtëpi ndaj Augsburgut. Rashica u inkuadrua në fundin e ndeshjes.

Barazimi 0-0 u rezervua në dy sfida, në ndeshjen e Hoffenheim dhe Arminia Bielefeldit dhe Koln ndaj Herthës së Berlinit.

Gjithashtu në barazim u mbyll sfida e fundit e së shtunës mes Stuttgart dhe Borussia Moenchengladbach, duke luajtur 2:2. /Insajderi.com