
Gjatë ditës së martë, Bundesliga ka zhvilluar katër ndeshja të javës së 12-të, ku Dortmund ka mposhtur 2:1 Bremenin si mysafir, ndërsa tri ndeshja tjera u ndanë baras, njofton Insajderi.
Dortmund më në fund është kthyer te fitorja me trajnerin e ri Edin Terzic, duke mposhtur 2:1 Werderin e Bremenit. Golin e parë e shënuan mysafirët me Raphael Guerreiro (12’), ndërsa barazuan vendasit me Kevin Moehwald (28’). Pjesa e parë u mbyll baras 1:1.
Golin e fitores miqtë e shënuan në pjesën e dytë me kapitenin Marco Reus (79’).
Me këtë fitore Dortmund ngritët në vendin e katërt në tabelë me 22 pikë.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Eintracht Frankfurt – Borussia Moenchengladbach 3:3
Hertha Berlin – Mainz 0:0
Stuttgart – Union Berlin 2:2
/Insajderi.com