Bundesliga: Dortmund zhgënjen, Bayern fiton

Bundesliga: Dortmund zhgënjen, Bayern fiton

Kanë përfunduar pesë sfidat e Bundesligës gjermane. Supriza ka ndodhur në “Signal Iduna Park” ku Dortmundi është mundur në shtëpi 1-2 nga Koln, kjo është fitorja e parë për mysafirët në Bundesligë, njofton Insajderi.

Bayern Munchen ka mundur në transfertë Stuttgartin me rezultatin 1-3, duke vijuar rezultatet pozitive dhe duke mbajtur kreun e klasifikimit. Leipzigu ka mundur 2-1 Arminia Bielefeld. Augsburgu ka barazuar 1-1 me Freiburgun dhe një barazim spektakolar 3-3 ka ndodhur në sfidën ndaj Union Berlinit dhe Frankfurtit.

Në ndeshjen e fundit në Bundesligë të shtunën, Gladbach ka mposhtur thellë 4:1 Schalke 04.

Aktualisht në Bundesligë, kryeson Bayern me 22 pikë, ndjekur nga Leipzig me 20, ndërsa Dortmund ka 18 pikë dhe ndodhet e treta në tabelë. /Insajderi.com