Bundesliga: Favoritët shënojnë fitore – rezultatet

Bundesliga: Favoritët shënojnë fitore – rezultatet

Kanë përfunduar katër sfidat e javës së 23-të në Bundesligën gjermane, ndeshje që u zhvilluan gjatë të shtunës me fillim nga ora 15:30, njofton Insajderi.

Bayern Munchen rikthehet tek fitorja, teksa ka shkatërruar në “Allianz Arena” skuadrën e Koln-it me rezultatin 5-1.

Dortmundi ka triumfuar me rezultatin 3-0 në “Signal-Iduna Park” ndaj skuadrës së Arminia Bielefeld.

Schalke 04 është mposhtur sërish, kësaj rradhe nga Stuttgart në transfertë me rezultatin 5-1, ku skuadra nga ‘Gelsenkirchen’ sheh mbijetesën një objektiv akoma edhe më të pamundur teksa renditet e fundit dhe zona e shpëtimit është minus tetë pikë.

Wolfsburg ka fituar me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Herthës së Berlinit. /Insajderi.com