Bundesliga: Favoritët zhgënjejnë, Leipzig dhe Leverkusen humbin

Bundesliga: Favoritët zhgënjejnë, Leipzig dhe Leverkusen humbin

Kanë përfunduar pesë sfidat e javës së 18-të të Bundesligës gjermane, të zhvilluar gjatë të shtunës, njofton Insajderi.

Befasia ka ndodhur në ndeshjen e Leipzig ku është mundur 3-2 në transfertë ndaj Mainz-it që ndodhet në vendin e parafundit në ligë.

Frankfurt ka shkatërruar 1-5 skuadrën e Arminia Bielefeld, ku Luka Joviç ishte protagonist me një gol dhe Andre Silva me një dygolësh.

Beyer Leverkusen është mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 nga Wolfsburg.

Freiburg ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Stuttgart-it, ndërsa Augsburg ka arritur të fitojë 2-1 ndaj Union Berlinit. /Insajderi.com