
Gjatë ditës së shtune, Bundesliga ka vazhduar me javën e 14-të në ligë, ku u zhvilluan pesë sfida interesante, njofton Insajderi.
Ndeshja më interesante e ditës së shtunë, është ajo e zhvilluar mes Eintracht Frankfurt dhe Bayer Leverkusen, ku fitore kanë shënuar nikoqirët me shifrat 2:1.
Leverkusen kaloi i pari në epërsi me Nadiem Amiri (10’), teksa përmbysën rezultatin vendasit me Younes (22’) dhe Tapsoba (54’).
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Koln – Augsburg 0:1
Bielefeld – M’Gladbach 0:1
Hoffenheim – Freiburg 1:3
Bremen – Union Berlin 0:2
/Insajderi.com