
Kanë përfunduar pesë sfidat e javës së 20-të të Bundesligës gjermane, njofton Insajderi.
Dortmund nuk po kalon një moment të mirë dhe është mundur në transfertë ndaj Freiburg me rezultatin 2-1.
Lepzig ka fituar bindshëm ndaj Schalkes në “Veltins Arena” me rezultatin 0-3.
Bayer Leverkusen ka shkatërruar 5-2 në shtëpi skuadrën e Stuttgart.
Wolfsburg ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Augsburgut me rezultatin 0-2.
Mainz triumfon minimalisht 1-0 ndaj Union Berlinit. /Insajderi.com