U luajtën duke filluar nga ora 15:30, pesë sfidat e vlefshme për javën e 24-të të Bundesligës gjermane, ku në total u shënuan 12 gola, njofton Insajderi.
Spikasin fitoret e Bayer Leverkusen në transfertë ndaj Moenchengladbach si dhe ajo e Leipzig ndaj Freiburg.
Një tjetër fakt interesant që vlen të theksohet është se ish-sulmuesi i Milanit, Piatek, gjeti rrugën e rrjetës pas afro dy muajsh me skuadrën e Herthës së Berlinit, që triumfoi me përmbysje në shtëpi ndaj Augsburgut. Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Eintracht Frankfurt dhe Stuttgart.
Rezultatet:
Borussia Moenchengladbach – Bayer Leverkusen 0:1
Eintracht Frankfurt – Stuttgart 1:1
Freiburg – Leipzig 0:3
Hertha Berlin – Augsburg 2:1
Hoffenheim – Wolfsburg 2:1
/Insajderi.com