Bundesliga gjermane – rezultatet e së shtunës

Bundesliga gjermane – rezultatet e së shtunës

U luajtën duke filluar nga ora 15:30, pesë sfidat e vlefshme për javën e 24-të të Bundesligës gjermane, ku në total u shënuan 12 gola, njofton Insajderi.

Spikasin fitoret e Bayer Leverkusen në transfertë ndaj Moenchengladbach si dhe ajo e Leipzig ndaj Freiburg.

Një tjetër fakt interesant që vlen të theksohet është se ish-sulmuesi i Milanit, Piatek, gjeti rrugën e rrjetës pas afro dy muajsh me skuadrën e Herthës së Berlinit, që triumfoi me përmbysje në shtëpi ndaj Augsburgut.  Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Eintracht Frankfurt dhe Stuttgart.

Rezultatet:

Borussia Moenchengladbach – Bayer Leverkusen 0:1

Eintracht Frankfurt – Stuttgart 1:1

Freiburg – Leipzig 0:3

Hertha Berlin – Augsburg 2:1

Hoffenheim – Wolfsburg 2:1

/Insajderi.com