
Drejtuesit e federatës së futbollit të Gjermanisë, kanë marrë vendim që tifozët të futën nëpër stadium, njofton Insajderi.
Këshilli Shtetëror i Rajoneve të Gjermanisë, ka miratuar propozimin që lejon futjen e tifozëve nëpër stadiume në gjashtë javët e para të kampionatit.
Sipas udhëzimit, klubet mund të mbushin stadiumet me tifoz deri në 20 % të kapaciteteve të tyre. Nëse në të ardhmen nuk do të ketë një numër më të madh të të prekurve me Covid-19, autoritetet gjermane do të lejojnë ndjekjen e ndeshjeve me një kuotë të tifozëve deri në fund të kampionatit. /Insajderi.com.