Janë mbyllur katër ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e 17-të në këtë kampionat, njofton Insajderi.
Dortmundi ka dështuar sërish, teksa është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Leverkueseni në transfertë. “Aspirinat” kaluan të parët në avantazh më anë të Diaby në minutën e 14-të, ndërkohë që verdhezinjtë barazuan në minutën e 67-të me Brandt. Megjithatë ky barazim zgjati vetëm 13 minuta, pasi Virc kaloi në avantazh Leverkusenin në minutën e 80-të, të cilin e mbajtën deri në fund.
Për sa i përket ndeshjeve të tjera, M’Gladbach mposhti 1-0 Werder Bremenin, Hoffeneimi triumfoi 0-3 ndaj Herthës së Berlinit, ndërsa Wolfsburgu mposhti 2-0 Mainz-in. /Insajderi.com