Bunjaki: Januzaj nuk vjen te Kosova

Bunjaki: Januzaj nuk vjen te Kosova

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka mohuar kategorikisht raportimet e medieve se futbollisti i Manchester United, Adnan Januzaj, ka zgjedhur Kosovën.

Raportimet e disa mediave kosovare se Januzaj do të luajë për Kosovën, Bunjaki i ka quajtur dezinformata.

“Janë lajme të vjetra, nuk janë të vërteta. Mos u merrni me to sepse janë dezinformata” ka thënë Bunjaki për Indeksonline.

Gjatë ditës qarkulluan informacione se Januzaj ka vendosur të luajë për Kosovën. Megjithatë, duket se ato ishin vetëm spekulime, pasi që janë demtuar edhe nga vetë Bunjaki.

Pos që ka mbetur pa përfaqësuese, me injorimin nga Belgjika dhe mos-ardhjen te Kosova, Januzaj rrezikon që të mbetet edhe pa skuadër.

Atij i ka mbaruar huazimi te Sunderlandi, që ka rënë në kategorinë e dytë, ndërsa Jose Mourinho raportohet se nuk e ka në planet e tij tek Unitedi. /Insajderi.com