Bunjaki: Kosova nuk është në të njëjtin nivel me Ukrainën

Bunjaki: Kosova nuk është në të njëjtin nivel me Ukrainën

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, është shprehur i kënaqur me lojën që Kosova ka treguar sonte kundër Ukrainës, pavarësisht humbjes 2 me 0.

Bunjaku ka thënë që përformanca e Kosovës ishte e mirë në krahasim me kundërshtarin e fortë që Kosova kishte përballë.

“Një performancë e mirë e Kosovës duke parë kundërshtarin që sot kemi pas, sepse të gjithë i njohim kualitetin e Ukrainës”.

Bunjaki më tej ka thënë se futbollistët e Kosovës u angazhuan maksimalisht por që nuk vlen vetëm angazhimi. Sipas tij Ukrainë është në një nivel tjetër në krahasim me Kosovën.

“Të gjithë futbollistët u angazhuan maksimalisht por nganjëherë nuk mjafton, sepse nuk mund të jemi në të njëjtin nivel me Ukrainën”, ka thënë Bunjaki, në një intervistë për SSK pas ndeshjes.

Kosova ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi ndërsa, përfaqësuesja jonë është në kërkim të fitores së parë./Insajderi.com